Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në ditën informuese të programit Erasmus+ për institucionet e arsimit të lartë

18/05/2021

Në vazhdën e marrëveshjeve të shumta që UBT ka me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe programin Erasmus+, përfaqësues nga UBT, morën pjesë në takimin e organizuar nga Erasmus+ në Kosovë, zyra e BE-së në Kosovë dhe MASHT, për thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

 

Në këtë takim u diskutua rreth mundësive të aplikimit për programe të përbashkëta master (Erasmus Mundus Joint Master), dizajnimin e programeve të përbashkëta (Erasmus Mundus Design Measures), si dhe për programin Jean Monnet.

 

Përmes Erasmus+ UBT synon të zhvillojë edhe më tutje aktivitetin ndërkombëtar, kështu duke iu ofruar mundësinë studentëve të UBT-së të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit.

 

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.