UBT – institucioni me më së shumti partneritete ndërkombëtare
18/05/2021Lidhjet dhe partneritetet e shumta që UBT i ka me universitetet më prestigjioze të botës kanë bërë që të rinjtë kosovarë të kenë mundësi të shumëfishta për të studiuar, punuar dhe udhëtuar në arenën ndërkombëtare.
Tashmë Kosova e ka një ambasador të fuqishëm të arsimit të lartë në arenën ndërkombëtare, UBT-në, që po e përfaqëson denjësisht në garat e konferencat më të mëdha të botës.
Qindra universitete prestigjioze i thanë: “Po!” bashkëpunimit të ngushtë me UBT-në dhe Kosovën, duke bërë që studentëve tanë t’u hapet një derë e mundësive për të marrë njohuri nga profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, kështu duke pasur një shans të artë për të njohur edhe kulturat e shteteve të ndryshme.
Me formimin e partneriteteve ndërkombëtare me universitetet më të njohura të botës, UBT përveç shkëmbimit të studentëve, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës, inovacionit e teknologjisë, duke krijuar edhe programe të përbashkëta studimi.
Vendet që studentët i kanë ëndërruar për t’i vizituar, UBT u ka dhënë shansin që edhe të studiojnë dhe eksplorojnë në aspektin shkencor, të marrin pjesë në shkollat verore të universiteteve të ndryshme, duke e bërë kështu edhe më unik dhe interesant rrugëtimin e tyre akademik.
UBT nuk është vetëm numër, por është cilësi akademike dhe shkencore, cilësi që studentëve u hap dyer brenda dhe jashtë vendit për tregun e punës, dhe i bën ata profesionistë e ekspertë për të zgjidhur problemet dhe sfidat në fushën që ata kanë zgjedhur në rrugëtimin e tyre në karrierë.