Menaxhimi efektiv në klasë

Lloji i programit: Program trajnues themelor

Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës (shëno √ në njёrin nga  katrorёt):

 

Mësimdhënës fillestar

Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve (Të listohen grupet e mesimdhënsve të synuar; arsyet e përzgjedhjes së këtij grupi):

Klasat tradicionale vazhdimisht janë karakterizuar nga pedagogjia ku në qendër ishin mësimdhënësit dhe qasja ndaj shpërblimeve dhe ndëshkimeve për menaxhimin e klasave është përdorur në klasa. Përderisa klasat janë bërë më të përqendruara tek nxënësi kohët e fundit, menaxhimi i klasës ka vazhduar të ndjekë modelin e mëparshëm. Ky trajnim eksploron menaxhimin e klasës në kontekstin e një klase aktive me qendër nxënësin dhe ndihmon arsimtarët të ridizajnojnë klasat e tyre ku mësimi menaxhohet në mënyrë efektive. Mësimdhënësit të cilët do të mund të marrin pjesë në trajnim janë mësimdhënësit  nga Shkolla Fillore, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë. Përveq mësimdhënësve, pjesë e trajnimit mund të jenë edhe koordinatorët dhe drejtuesit e shkollave që janë të etur për të shndërruar klasat e tyre në vende efektive të të mësuarit për të gjithë nxënësit e tyre.

Ky program ka kohëzgjatje prej 40 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:

 

Teori1537,5%
Praktikë1537,5%
Vetë-studim820%
Vlerësim25%
Totali:40100%

Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:

– mësojnë dhe praktikojnë mjete reflektuese për krijimin e rregullave të përbashkëta dhe zhvillimin e aftësive për menaxhim dhe zgjidhjen e konflikteve

– zhvillojnë metoda të punës për ofrimin e një mjedisi pozitiv dhe mikpritës për nxënësit

– të analizojnë dhe përmirësojnë praktikat aktuale për të zhvilluar një qasje mësimore që ka në qendër nxënësit

– të njihen dhe të eksperimentojnë me aktivitete praktike, mjete të TIK-ut dhe teknika bashkëpunuese për t’u përdorur për mundësi interaktive të të mësuarit

– të zhvillojnë strategji efektive të menaxhimit të klasës për zhvillimin personal dhe social (p.sh. vetëbesimi, ndërtimi i ekipit, lidershipi etj.)

– shkëmbejnë praktikat më të mira dhe ndajnë përvojat në lidhje me menaxhimin e klasës me mësuesit dhe stafin arsimor

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime-te-aprovuara-per-mesimdhenes-nga-keshilli-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve/apliko-online