Lloji i programit: Program trajnues plotësues
Mësimdhënës mentor
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve
Trajnimi “Integrimi i shkathtësive të buta në mësimdhënie II”, ka për qëllim që të njoftoj kandidatët me parimet bazë ofrimin e shkathtësive të buta sic janë: prezantim, të folur, bashkëbisedim, si dhe shkathtësitë në komunikim. Ky trajnim përgatitë kandidatët të arrijnë shkathtësitë e duhura teorike dhe praktike, të cilat mund ti aplikojnë në ambiente shkolle si dhe ambiente pune
Ky program ka kohëzgjatje prej 10 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:
Teori | 3 | 38.5% |
Praktikë | 4 | 38.5% |
Vetë-studim | 1 | 15.3% |
Vlerësim | 2 | 7.7 % |
Totali: | 10 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
– fitojnë njohuri të konsiderueshme në zhvillimin e karrierës;
– ndihmojnë të rinjtë të arrijnë shkathtësitë e nevojshme profesionale, në prezantim, folur, komunikim dhe bashkëbisedim;
– zgjojnë interesim të theksuar të te rinjtë për të vazhduar me shkollim adekuat;
– motivojnë dhe përmirësojnë vetëbesimin e të rinjve