Lloji i programit: Program trajnues plotësues
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës
Mësimdhënës fillestar
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve
Pjesëmarrësit të cilëve do tu mundësohet ky trajnim janë mësimdhënësit nga Shkolla e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.
Mësimdhënësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të aftësohen në motivimin e adoleshentëve për tu bërë ballë sfidave në edukim,përgjatë zhvillimit të tyre moral dhe psikosocial.Mësimdhënësit do të trajnohen dhe mbi aftësitë që kërkohen për të planifikuar, monitoruar dhe ridrejtuar vëmendjen dhe strategjitë mbi mësimin duke nxitur motivimin e brendshëm dhe duke i drejtuar adoleshentët të gjejnë burimët e vetbesimit dhe në motivimin e jashtëm .Zhvillimi profesional mbi menaxhimin e organizimit të mësimit do tu mundësojë mësimdhënësve që të jenë më efektiv në punën e tyre me nxënës adoleshentë, dhe të gëzojnë raporte më të shëndosha me familjet e këtyre nxënësve dhe kolegët në shkollë.
Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërndarja e orëve është si në vijim:
Teori | 10 | 33,3% |
Praktikë | 10 | 33,3% |
Vetë-studim | 8 | 26,6% |
Vlerësim | 2 | 0,6% |
Totali: | 30 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
-njohin teoritë e motivimit ,zhvillimit psikosocial dhe zhvillimit moral
– aftësohen në zhvillimin dhe nxitjen e aftësive të adoleshentëve për të përballuar sfidat në edukim,bazuar në motivimin e brendshëm dhe të jashtëm.
– krijojnë mjedis të përshtatshëm , gjithpërfshirës dhe tolerant të të nxënit
– nxisin socializimin ,mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bashkëmoshatarëve
– stimulojnë zhvillimin e kapaciteteve të adoleshentëve,nëpërmjet metodave të kombinuara të mësimdhënies bazuar në motivim
– aftësohen në motivimin e adoleshentëve në tejkalimin në mënyrë efektive të situatave të ndryshme gjatë procesit mësimor