Lloji i programit: Program trajnues plotësues
Lidhja e programit me llojin e licencës për mësimdhënës
Mësimdhënës fillestar
Grupi i synuar i mësimdhënësve /vijuesve
Pjesëmarrësit të cilët do të mund të marrin pjesë në këtë trajnim janë mësimdhënësit, koordinatorët e cilësisë dhe personeli administrativ nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, dhe Shkolla e Mesme e Lartë.
Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga ky program trajnimi sepse do të fitojnë njohuri të vlefshme për Abuzimin e fëmijëve dhe do të shkakthtësohen për të identifikuar shenjat e abuzimit tek nxënësit e tyre, si dhe të kuptojnë rolin e tyre në raportim dhe mbrojtje të fëmijëve/nxënësve.
Ky program ka kohëzgjatje prej 30 orësh akademike, ku shpërdarja e orëve është si në vijim:
Teori | 10 | 33,3% |
Praktikë | 10 | 33,3% |
Vetë-studim | 8 | 26.6% |
Vlerësim | 2 | 0.6% |
Totali: | 30 | 100% |
Pas përfundimit të trajnimit mësimdhënësit do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë më detajisht për abuzimin e fëmijëve dhe llojet e tij
– dallojnë elementet dhe shenjat e abuzimit tek fëmijët
– aftësohen për metoda parandaluese të abuzimit të fëmijëve
– fitojnë njohuri për pasojat e rënda psikologjike të abuzimit tek fëmijët
– kuptojnë rolin e tyre të rëndësishëm dhe delikat në përkrahjen e nxën[sve
– Mësojnë për sistemin e raportimit të rasteve të abuzimit të fëmijëve
– fitojnë shkathtësi të reja për përkrahje dhe mbrojtje të nxënësve të cilët kanë përjetuar keqtrajtim