Kompania e themeluar nga studentët e UBT-së, partner i zhvillimit të projekteve në territorin e Ballkanit

11/05/2021

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Rigon Statovci, dhe studenti në Fakultetin Dizajn i Integruar, Çlirim Bajçinca, kanë themeluar agjencinë kreative “Zebra Agency”.

 

“Zebra Agency” merret me zhvillimin e uebsajteve, video-animacioneve 2D, 3D Motion Graphics, shërbimet e brendimit, të cilat kanë për qëllim avancimin e arritjeve në fushën e biznesit për klientë.

 

Puna e palodhshme dhe kreative e studentëve tanë ka bërë që kjo agjenci të jetë partner i zhvillimit të projekteve në territorin e gjithë Ballkanit, specifikisht në projektet CBC.

 

“Zebra Agency” është duke zhvilluar projektin për punësim (punëmarrje dhe punëdhënie), projekt i cili do të përdoret në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i cili implementohet nga ADP-Zid.

 

Kjo agjenci ka ofruar zhvillimin e kampanjave të ndryshme socializuese si: “Voda Je Pravo”, kampanjë kjo e zhvilluar për Ministrinë e Kulturës të Malit të Zi, si dhe ka ofruar zhvillimin e kampanjës për vetëdijësim të popullatës në kohë të pandemisë: “#MOSUSHLIRO”.