UBT do të mbajë Programin Përgatitor të Maturës 2021

16/04/2021

UBT ka filluar me regjistrimin e maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës 2021, program ky më i madhi i këtij lloji i organizuar, që synon t’i përfshijë mbi 10 mijë maturantë, me qëllim që t’i ndihmojë ata për të arritur rezultate sa më të mira në testin e maturës shtetërore.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2021 do të mbahet në dy faza, ku faza e parë do të organizohet në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, teksa në fazën e dytë do të organizohet në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2021 është pa pagesë dhe mbahet në formën online nga Qendra e Karrierës në UBT.

 

Maturantët e interesuar për të vijuar këtë kurs duhet të regjistrohen në linkun: Regjistrohu tani!

 

Vendi është UBT, zgjedhja është më i miri!