Studentët e UBT-së dhe të Universitetit të Iowa-s shkëmbyen njohuri dhe përvoja në fushën e ekonomisë

26/03/2021

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, kishin mundësinë të mbajnë ligjërata të përbashkëta me studentët e Universitetit të Iowa-s, meqë rast ata mund të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja të ndryshme nga përspektivat e tyre.

 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të gjenerohet sa më shumë dije në mes dy institucioneve duke bërë kështu që këta studentë të mësojnë sa më shumë nga njëri-tjetri.

 

Në këtë ligjëratë të përbashkët pjesëmarrës ishte edhe përfaqësuesja e Konsulatës së Kosovës në shtetin e Iowa-s, Kim Heidemman, e cila ka diskutuar me studentët rreth lidhjes së ngushtë që ka Kosova me shtetin e Iowa.

 

Falë bashkëpunimit që UBT ka me Universitetin e Iowa-s, studentët e UBT-së, do të ndjekin ligjërata të përbashkëta nga profesorë e ekspertë ndërkombëtarë, teksa ky bashkëpunim do t’i kontribuojë shumë studentëve të UBT-së në marrjen e njohurive dhe përvojave të ndryshme nga këta ekspertë, në rrugën e tyre drejt një karriere profesionale.