Studentja Flaka Ajeti filloi punën praktike në RTK
15/03/2021Studentja e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim, Flaka Ajeti, ka nisur punën praktike me mundësi punësimi në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo aktualisht është e angazhuar si gazetare në dhomën e lajmeve dhe po i mbulon ngjarjet ditore në radio dhe televizion.
“Është një thënje për mësuesit dhe për profesorët që thotë: ”një nxënës dhe një mësues i mirë mund të ndryshojë botën”, të njëjtën e bënë edhe profesorët në rrugëtimin tim profesional si një gazetare e së ardhmes”, potencoi Flaka.
Ndërkaq, Flaka theksoi se nëse studentët duan mësim kualitativ dhe cilësor, atëherë UBT është zgjidhja më e mirë për të gjithë.