UBT dhe Raiffeisen Bank organizojnë garën “Datathon Business Analysis”
12/03/2021UBT në bashkëpunim me Raiffeisen Bank organizon garën “Datathon Business Analysis”, që do të mbahet më 1 dhe 2 prill. Pjesë e kësaj gare do të mund të bëhen studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike e private në Kosovë.
Kjo garë teston aftësitë dhe njohuritë e kandidatëve në të dhëna dhe fushën machine learning, ndërsa për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të interesuarit duhet të aplikojnë në grup prej 2 deri në 3 studentë.
Në garën “Datathon Business Analysis”, veglat ose gjuhët programuese që të kandidatët mund t’i përdorin për analizimin e të dhënave janë: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson etj.
Gara do të jetë e formës online, teksa fituesi do të përzgjidhet në bazë të rezultateve të arritura nga juria profesionale në tri kategori:
Vendi i parë – 1.500 €
Vendi i dytë – 1.000 €
Vendi i tretë – 500 €
Për informata më të hollësishme në lidhje me garën, na kontaktoni në: ubt.datathon@ubt-uni.net