Kristina Perkola

  • Master
  • Full Time Staff

Kristina Perkola, (1986) muzikologe nga Prishtina. Shkollimin fillor dhe te mesëm muzikor e ka përfunduar në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, Departamenti i Artit Muzikor: (BA – Edukim Muzikor (2009); BA – Muzikologji (2011); MA – Edukim Muzikor (2013)).Nga viti 2017, ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit, nën udhëheqjen e muzikologut të njohur kroat, Akademik Dr. Stanislav Tuksar. Nga viti 2012 punon në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Nga viti 2016 deri në vitin 2020 ka punuar si ligjëruese në Kolegjin AAB (Departamenti i Muzikologjisë), kurse aktualisht punon si profesoreshë në Kolegjin UBT – Higher Educational Institution, në Departamentin e Muzikës Moderne, Prodhimit Dixhital dhe Menaxhmentit. Ndjekjet e saj akademike dhe kërkimore përqendrohen kryesisht në fushën e muzikologjisë historike. Ka realizuar punime të shumta të botuara në revista të rëndësishme shkencore brenda dhe jashtë vendit si në: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Turqi, Austri etj, te indeksuara ne platformat Scopus, Ebsco, SJR, Web of Science, DOAJ, Google Scholar etj. Në vitin 2023 ka botuar librin mongrafik me titull: ‘Dy jetë për muzikë’ kushtuar Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, kurse në vitin 2022, bashkë me Violeta Krasniqi-n janë autore të librit, “Solfegjo fillestare” (libër për fillestarë), i pari i këtij lloji i botuar në Kosovën e pasluftës. Nga viti 2005 ajo është organiste dhe udhëheqëse e korit të Katedralës “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, pianiste për Trupat Gjermane të KFOR-it në Kosovë dhe bashkëpunëtore e jashtme e Radio Marisë së Kosovës.


Kristina Perkola (born in 1986), is a musicologist from Prishtina, Kosovo. She completed her Bachelor Studies in Music Education in 2009 and Musicology in 2011. Subsequently, in 2013, she earned her Master’s degree in Music Education, all of which took place at the Faculty of Arts, University of Prishtina. Starting in 2017, she embarked on her doctoral studies at the University of Zagreb, under the supervision of the renowned Croatian musicologist, Dr. Stanislav Tuksar. Since 2012, she has been working at ‘Prenk Jakova’ High Music School in Prishtina. From 2016 to 2020, she worked as a lecturer at AAB College (Department of Musicology), while currently, she works as a lecturer at UBT – Higher Educational Institution, Department of Modern Music, Digital  Production, and Management. Her academic and research pursuits primarily center around Kosovo’s historical musicology. She has made invaluable contributions to the fields of music education and musicological research. Her portfolio includes numerous scholarly papers, published in Kosovo, Albania, Macedonia, Croatia, Austria, and other countries. In 2022, she co authored and published her first book, “Solfeggio for Beginners” in collaboration with Violeta Krasniqi, while on 30th November 2023 she promoted the monographic book ‘Two Lives for Music’ (in Zagreb) on the occasion of the 100th anniversary of Rexho Mulliqi’s birth and the 90th anniversary of Nexhmije Pagarusha’s birth.


Publications

    Knowledge Profile