Biblioteka e UBT-së po pasurohet me librat e publikuara nga stafi akademik

22/01/2021

“Arkitektura e ndërtesave Publike në Prishtinë:1945-1990” është libri i ri i sapo publikuar i profesorit të UBT-së, Dr.Sc. Arbër Sadiki, libër që do ta pasuroj në aspektin akademik bibliotekën e UBT-së.

 

Ky libër, tashmë gjendet edhe në bibliotekat e UBT-së, ku studentët e Arkitekturës dhe Planfiikimit Hapësinor, sipas dekanit të fakultetit, Dr.Sc. Lulzim Beqiri, do të kenë mundësi të përdorin në hulumtime apo edhe për studime.

 

Dekani Beqiri falënderoi autorin për kontributin e dhënë, teksa shtoi se libra të tillë janë shumë përmbajtjesor për studentët.

 

Libri trajton një ndërlidhje në mes të faktorëve shoqëror e formësues të arkitekturës së ndërtesave publike të Prishtinës në periudhën kohore prej vitit 1945 deri në vitin 1990.

 

Kërkimi fillimisht është përqendruar në shqyrtimin e karakteristikave thelbësore shoqërore, kulturore dhe politike, në mënyrë që më pas të përcaktohet shkencërisht ndikimi i këtyre faktorëve në arkitekturën e ndërtesave publike në Prishtinë përgjatë periudhës së përcaktuar. Kjo nënkupton qasjen analitike ndaj të gjitha rrethanave shoqërore të kohës. Ndërtesat më domethënëse të kësaj kategorie të ndërtuara brenda periudhës kohore të cilën mbulon hulumtimi, sipas të gjeturave në libër janë valorizuar, sistemuar dhe krahasuar me ndërtesa të së njëjtës periudhë të ndërtuara në qytetet tjera të ish-Jugosllavisë, por edhe më gjerë.