Studenti i UBT-së zgjidhet anëtar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit

19/01/2021

Studenti i nivelit master në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Veron Tara është zgjedhur anëtar në Këshillin e Trashëgimisë Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

 

Aftësimin paraprak për këtë fushë Veroni e ka fituar në UBT, gjegjësisht në lëndën Restaurimi dhe Mirëmbajtja e Trashëgimisë Kulturore, ku nga aty ai ka vazhduar rrugëtimin në këtë drejtim.

 

Sipas tij, lëndët e ndryshme dhe gërshetimi unik që ka bërë UBT në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, kanë bërë që ai të përfitojë shumë njohuri dhe përvoja të ndryshme nga ekspertë dhe profesionistë të arkitekturës në UBT.

 

“UBT më ka ofruar avancim në drejtimet të cilat unë veçse jam i kyçur, ku dhe jam në përfundim të studimeve Master  Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor”, është shprehur studenti Veron Tara.

 

Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, vazhdimisht ka nxjerrë kuadro profesionale për tregun e punës, duke u ofruar studentëve të gjitha kushtet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre teorike dhe praktike.