Annea Futko, studentja e Mekatronikës që përftoi aftësi akademike dhe profesionale në UBT
13/01/2021Mekatronika është profesion që kombinon aftësitë mekanike, elektrike, kompjuterike dhe softuerike për të punuar me teknologji të zgjuara, të tilla si robotë, sisteme të drejtuara atumoatikisht dhe pajisje prodhimi të integruara në kompjuter.
Pavarësisht kompleksitetit që ka si profesion, Annea Futko vendosi të studiojë në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës në UBT, program unik që i ndihmoi asaj të përfitojë aftësi në modelimin e pajisjeve robotike dhe inteligjente.
Annea si studente përfitoi edhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit që UBT ka me qindra universitete botërore. Ajo pati mundësinë të përfundojë trajnime dhe mobilitete në Evropë dhe ShBA.
Pas mbarimit të studimeve dhe mobiliteteve, u kthye në Kosovë dhe u punësua në pozitën e asistentes në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës, njëherësh është edhe asistente në drejtorinë për Çështje Akademike në UBT.
“Lista e faktorëve të cilat e bëjnë UBT atë që është, të veçantë dhe numër një në arsimin e lartë në vende dhe rajon, është listë e gjatë. Por, ajo çka i bënë studimet më të veçanta është së pari cilësia që u jep studentëve çoftë nga ana e ligjëruesve, ashtu edhe nga kushtet laboratorike, vizitat brenda dhe jashtë vendimit. Po ashtu, me anë të bashkëpunimit që ka mes universiteteve te tjera anë e mbanë botës, studimi në UBT ofron kooperimin me këto universitete ku studentët kanë mundësinë të dëgjojnë ligjërata nga profesorë ndërkombëtar, por edhe të fitojnë eksperiencë duke i vizituar këto universitete”, theksoi ajo.
Annea tregoi se aktualisht po mbanë ushtrime për lëndë të ndryshme shkencore në fushën e Mekatronikës, teksa inkurajoi vajzat që ta zgjedhin këtë profesion për të studiuar dhe të bëhen pjesë e qendrës më të madhe teknologjike dhe shkencore, institucionit arsimor siç është UBT.