Studentë të shumtë nga vendet rajonale filluan rrugëtimin akademik në UBT
23/12/2020
Studentë të shumtë nga vendet rajonale, përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, kanë zgjedhur UBT-në për të vijuar rrugëtimin akademik, falë cilësisë që ofron institucioni, programeve unike dhe stafit profesional që është i angazhuar.
Ata u bënë pjesë e institucionit që zbaton praktikat më të mira për marrjen e njohurive, ka staf të dëshmuar vendor e ndërkombëtar, si dhe rreth 500 marrëveshje bashkëpunimi me universitete partnere nga mbarë bota.
Tutje, UBT u jep mundësi studentëve të vet për vazhdim të studimeve jashtë vendit, përfundimin e intershipeve të ndryshme, ndërkaq diploma e institucionit pranohet dhe vlerësohet nga gjitha universitetet ndërkombëtare.
UBT çdo vit përkrahë studentët e vet, përfshirë edhe ata internacional, dhe u ndanë atyre bursa studimi, njëherësh organizon edhe dhjetëra vizita studimore brenda e jashtë vendit.
Numri i studentët internacional po rritet nga viti në vit, sikurse trendi i studentëve vendor, të cilët arritjen profesionale po ia besojnë institucionit lider në arsimin e lartë, institucionit të licencuar dhe të njohur për ekselencë dhe për standarde të larta të cilësisë.