Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë ka mbajtur diskutimin me temën: Menaxhimi i Proceseve në Ngrohtoren “Termokos” gjatë ndikimit të COVID-19

16/12/2020

Muajt e pandemisë kanë qenë sfidë, megjithatë UBT ua ka mundësuar studentëve të gjitha kushtet ku edhe në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, për të fituar njohuri shtesë u organizua një panel diskutimi.

 

Tema e cila u trajtua në kuadër të këtij paneli ishte: Menaxhimi i Proceseve në Ngrohtoren “Termokoss” gjatë ndikimit të COVID-19, nga drejtori i termokosit Arsim Fetahu dhe stafi i tij.

 

Në kuadër të panelit u shtjelluan mundësitë e zhvillimit të trendeve teknologjike duke e shtuar efikasitetin e energjisë dhe qëndrueshmërinë menagjeriale të ngrohtores në kushtet e pandemisë si dhe u diskutua për implementim të projekteve duke përfshirë edhe projektin e energjisë solare prej 40MË.

 

Paneli kishte karakter interaktiv ku stafi dhe studentët e fakultetit vazhdimisht janë inkuadruar me pyetje.

 

Aktivitetet të tjera shtesë në kuadër të këtij fakulteti do të vazdhoj edhe tutje duke trajtuar tema nga fusha të ndryshme me qëllim që studentët e vet t’i mbajë në rrjedha të secilës ngjarje dhe të marrin sa më shumë njohuri jashtë kurrikulës mësimore.