Enur Pakashtica, student dhe ndërmarrës i suksesshëm (Video)

14/12/2020

Shumë studentë të UBT-së janë shndërruar në ndërmarrës të rinj e të suksesshëm, disa prej tyre, si Enuri, madje filluan biznese, themeluan kompani dhe krijuan vende të reja të punës.

 

Enur Pakashtica është student i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, tashmë pronar i kompanisë së shërbimeve të postës së shpejtë “Posta Mik Mik”, që numëron rreth 54 punëtorë, një prezantues me përvojë profesionale në industrinë e medias, dhe një profesionist i specializuar për Marketing në UBT.

 

Duke folur për eksperiencat gjatë studimeve në UBT, ai inkurajoi studentët e rinj që të besojnë në aftësitë e tyre dhe të vendosin qëllime në jetë, teksa potencoi se përkushtimi është qelës i suksesit në përpjekjet aktuale dhe të ardhshme.