Studentja Leartë Mataj punësohet në shkollën private amerikane “Prishtina High School”

24/11/2020

Studentja e Fakultetit të Infermierisë, Leartë Mataj është punësuar në shkollën private amerikane “Prishtina High School”. Ajo është duke punuar në cilësinë e infermieres së shkollës duke u dhënë studentëve ndihmë psikologjike dhe fizike në mënyrë që studentët të përmirësojnë rezultatet e tyre.

 

Ajo ka folur për mundësitë që UBT i ka ofruar për të studiuar dhe për t’u qasur në tregun e punës, aty ku edhe nisi karrierën akademike. Sipas Leartës, UBT i ka dhënë mbështetjen e nevojshme në studime me të gjitha kushtet infrastrukturore e laboratorike, për t’u zhvilluar si infermiere.

 

“Nga UBT kam përfituar shumë njohuri teorike por sidomos praktike, sepse kam pasur hapësirën e nevojshme nga profesorët, për t’i zhvilluar aftësitë profesionale në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Learta.

 

Leartë Mataj, ka thënë se UBT dallohet nga cilësia që ofron tek studentët, e nga profesionalizmi që gjatë gjithë kohës e mbanë këtë institucion në nivelet më të larta.

 

“UBT veçohet me kualitetin arsimor në Kosovë dhe me inovacionet më të përsosura, të cilat na mundësojnë që të jemi praktik duke aplikuar njohuritë e përfituara nga studimet, si dhe duke na mundësuar zhvillimin edhe në zhvillimin e personalitetit dhe të shprehisë së punës”, është shprehur ajo.

 

Studentët e UBT-së, menjëherë ose gjatë studimeve, fillojnë me punën nëpër institucione të ndryshme, falë punës profesionale të profesorëve, studentëve dhe stafit të UBT-së.