UBT partner i projektit VTECH, mbajnë trajnimin e parë për Realitetin Virtual në Shqipëri

09/11/2020

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Durrësit, në Shqipëri, është mbajtur trajnimi i parë për Realitetin Virtual, në kuadër të projektit VTECH të Erasmus+, ku pjesë e trajnimit ishin staf akademik nga universitetet e Ballkanit Perëndimor.

 

UBT, meqë është institucioni i parë në rajon që ka nisur mësimin online përmes platformës së realitetit virtual, duke kaluar nga klasat 2.0 në CLASSROOM 3.0, përmes profesorëve Blerim Gjinovci dhe Visar Isufi, ka ofruar mbështetje profesionale në këtë trajnim.

 

Ata kanë demonstruar dhe praktikuar Realitetin Virtual, kontribuuan dhe ndanë përvojat profesionale me mbi 20 pjesëmarrës nga 4 institucione të arsimit të lartë.

 

VTECH është një projekt Erasmus +, që ka të bëjë konkretisht për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë, ku bëjë pjesë 11 partnerë, nga të cilët 6 janë nga Shqipëria dhe Kosova dhe 5 partnerë nga vendet e programit përkatësisht Estonia, Polonia, Sllovenia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky projekt parashikohet të zgjasë për 3 vjet.