Tenori Ramë Lahaj ligjëron për studentët e Fakultetit Muzikë Moderne në UBT

29/10/2020

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, të premten, më 30 tetor 2020, me fillim nga ora 11:00, tenori Ramë Lahaj do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.

 

Pjesë e ligjëratës mund të jenë studentët dhe stafi i UBT-së,  të cilët mund të dëgjojnë përvojat profesionale, arritjet dhe debutimet e artistit dhe tenorit Ramë Lahaj.

 

Ligjërata mbahet në sallën E018, teksa institucioni siguron transportin për në Kampusin Inovatitv të UBT-së, ku autobusi niset nga ora 10:10 nga rrethi i flamurit në Prishtinë.