Studio Farmaci në UBT

08/10/2020

Fakulteti i Farmacisë në UBT është programi më i kompletuar i studimit në rajon, ku posedon laboratorët dhe pajisjet më të sofistikuara të kohës, infrastrukturë që u mundëson studentëve të përvetësojnë punën praktike me qëllim për t’u përshtatur plotësisht me nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Studentët në këtë program studimi do të përfitojnë njohuri që janë të barasvlershme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës, teksa studentët kualifikohen dhe do të kenë një karrierë profesionale.

 

Në Fakultetin e Farmacisë ligjërojnë stafi profesional dhe i specializuar në këtë fushë, teksa studimet ofrohen me cilësinë më të lartë të arsimit, me qëllim që të jenë çdoherë të nevojshëm dhe të kërkuar në tregun e punës.