NJOFTIM: Provimi pranues në Fakultetin e Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital mbahet më 30 shtator 2020
29/09/2020Fakulteti i Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital provimin pranues do ta mbajë me datë 30 shtator 2020, në degën e UBT-së në Prishtinë.
Provimi do të mbahet në ora 10:00 dhe do të përfshijë lëndët: Teori dhe bazat e harmonisë, Solfezh, Logjikë, Anglisht, dhe Intervistë.
Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet sipas këtyre kriteve:
- 30% e pikëve nga suksesi i shkollës së mesme
- 30% e pikëve nga testi i maturës
- 40% e pikëve nga provimi pranues