Ish-studentja e UBT-së, Saranda Fazliu, punësohet në konsullatën e Kosovës në Gjermani
29/09/2020Ish-studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Saranda Fazliu, është punësuar në konsullatën e përgjithshme të Kosovës në Dusseldorf të Gjermanisë.
Saranda, fillimisht falë njohurive të fituara nga profesorët dhe studimet në UBT, ajo rrugëtimin profesional e kishte filluar si praktikante në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ajo tashmë po vazhdon studimet në nivelin master në UBT, në Fakultetin Politika Publike dhe Menaxhim, teksa ka falënderuar UBT-në për profesionalizmin e vazhdueshëm dhe mundësitë që ajo po i ofron studentëve të saj.
Rreth 95% të studentëve në UBT, punësohen menjëherë pas përfundimit të studimeve ose edhe gjatë zhvillimit të tyre akademik.