NJOFTIM: Nesër, UBT do të mbajë virtualisht ceremoninë e gradimit të studentëve

25/09/2020

UBT nesër do t’i jap Kosovës gjeneratën shtatëmbëdhjetë të të diplomuarve, të cilët pa dyshim do të jenë imazhi më i mirë dhe krenaria më e madhe e këtij vendi.

 

Duke e vlerësuar situatën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësinë e domethënien e kësaj ngjarjeje, për të gjithë studentët, UBT do të mbajë këtë ceremoni online në shenjë falënderimi për gjithë ata që ia besuan UBT-së ngritjen e tyre profesionale.

 

Ceremonia do të mbahet virtualisht, teksa do të mblidhen mbi 1 mijë studentë që do të shënojnë këtë ditë të veçantë të karrierës dhe të jetës së tyre, ditë kur kurorëzojnë vlerat e arritura përgjatë viteve të studimeve në UBT.

 

Ceremonia do të fillojë nga ora 12:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.