Studentët e Shkencave Politike në UBT do të vazhdojnë studimet në Salzburg të Austrisë

15/09/2020

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Dafina Aliu, Suana Selmani dhe Bardh Hoxha, kanë arritur që të fitojnë bursa studimi që studimet e tyre akademike t’i vazhdojnë në Fakultetin e Shkencave Politike në Salzburg të Austrisë.

 

Studentët ndjehen të lumtur që vitin e tretë akademik do ta vazhdojnë në Austri, dhe u shprehën të lumtur për faktin se UBT u ka siguruar mbështetje maksimale e profesionale në rrugëtimin e tyre akademik.

 

Të gjitha këto suksese vijnë si rezultat i punës së palodhshme të studentëve dhe profesorëve profesionistë të UBT-së, si dhe bashkëpunimeve që UBT ka me universitete të mëdha prestigjioze në botë.