UBT përkujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA

11/09/2020

Rektori i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, ku pas një sulmi terrorist në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagon, humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës.

 

“Me dhimbje kujtojmë viktimat e sulmit terrorist në SHBA, një ndër ngjarjet më të tmerrshme jo vetëm për popullin amerikan por për të gjithë botën. Sot, bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, popullin mik të shqipëtarëve, dhe jemi mirënjohës përjetësisht për ndihmën e pakursyer që ata e dhanë për popullin e Kosovës.”, tha rektori, prof. dr. Edmond Hajrizi.