Me riakreditimin e programeve të studimit, UBT mbetet institucioni me më së shumti programe studimi të akredituara në Kosovë
07/09/2020UBT, edhe njëherë ka dëshmuar se është numër një në vend për arsimin e lartë, sa i përket numrit të programeve të akredituara dhe specializimeve. Duke dëshmuar çdo herë vetën lidere sa i përket cilësisë në arsimin e lartë në të gjitha fushat e studimit, UBT mbetet zgjedhja e parë për të vazhduar studimet akademike për secilin studentë. Tashmë, UBT është institucioni i vetëm në rajon që po përdor metodën më të avancuar të realitetit virtual në CLASSROOM 3.0
Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë(KShC), në kuadër të Agjencionit të Kosovës për Akreditim(AKA) ka vendosur që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’ju vazhdohet akreditimi edhe për një vit.
Këto janë programet e akredituara të studimit në UBT, në të cilat zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
Muzika Moderne,Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
Programet e studimit në UBT, në nivelin Master:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Politika Publike dhe Menaxhim,
Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë
Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë
Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë
Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
UBT për herë të parë në Kosovë ka zhvilluar praktikat më të mira të mësimit bashkëkohor, që janë dëshmuar të suksesshme në universitetet më të mira botërore.
Rritja e numrit të studentëve dhe zgjerimi i institucionit nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës, dëshmon që UBT, jo vetëm që është e përkushtuar në shkencë dhe inovacion, por vazhdon ta mbajë primatin si institucioni më serioz dhe më i përkushtuar për nga pikëpamja e sjelljes së kuadrove profesionale për tregun e punës.