UBT, institucioni që përgatit ekspertët e radiologjisë

25/08/2020

Programi i studimit Teknik i Radiologjisë në UBT, është ndër të vetmit në rajon që po përgatit ekspertët e radiologjisë, të cilët momentalisht janë ndër më të kërkuarit në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Programi është i hartuar në atë mënyrë që zhvillohet duke kombinuar anën teorike dhe pjesën praktike, ku studentët do të trajnohen profesionalisht në laboratorët e Poliklinikës së UBT-së, me pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë.

 

Programi i studimit Teknik i Radiologjisë ju aftëson për të punuar në Rezonancë Magnetike (MRI), Tomografi e Kompjuterizuar (CT), Radioterapi, Mjekësi Nukleare Mamografi, etj.

 

Në kuadër të UBT-së, ky fakultet ka marrëveshje të shumta të bashkëpunimit me institucionet shëndetësore në vend dhe më gjerë.

 

Studio në profesionin dhe procesin e rëndësishëm të mjekësisë moderne, aftësohu profesionalisht për të nxjerrë imazhe që mundësojnë identifikimin dhe diagnostikimin e shumë sëmundjeve.

 

APLIKO TANI: https://apliko.ubt-uni.net/