UBT ka filluar përdorimin e teknologjisë aeronautike, funksionalizohen dronët për transport të shërbimeve

20/08/2020

UBT është institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë që ka bërë investime në industrinë e aeronautikës dhe hapësirës ajrore përmes Fakultetit të Mekatronikës, program që mesin e specializimet unike e ka edhe Inxhinierinë e Aeronautikës.

 

Përveç ofrimit të studimeve në një fushë tashmë të re në Ballkan, në UBT në kuadër të këtij fakulteti po punohet edhe në implemntimin e teknologjive tejet inovative në industri, sikurse është edhe teknologjia e dronit.

 

Përveç edukimit dhe zhvillimit të kësaj teknologjie, UBT ka zhvilluar programin për “SMART CITY” dhe  “SMART MOBILITY”, program në të cilin po përdoren dronët në transportin e shërbimeve të ndryshme në komunikim ndërmjet objekteve dhe kampuseve inovative të UBT-së.

 

Tashmë dronët janë vënë në funksion dhe është bërë lansimi i parë i përdorimit të tyre, teknologji në të cilën përfshihen edhe elementet e inteligjencës artificiale, teknologjia aurodinamike e hapësirës,  teknologjia e shmangies së objekteve dhe të tjerët, sigurisë kibernetike, si dhe teknologji të tjera të ndërlidhura me këtë projekt.

 

Ky program ka për qëllim ngritjen mobilitetit të qëndrueshëm duke zvogëluar ndotjen e ambientit, rritjen e efikasiteti dhe efiçiencës në punë.

 

UBT përpos kësaj teknologji e dini se ka impletuar edhe teknologjitë tjera të së ardhmes, siç janë: Robotika, 3D Printerët., Teknologjia 5G, Siguria Kibernetike, etj.