Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, UBT lanson kampanjën “Është radha ime për Kosovën”

12/08/2020

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, UBT do të fillojë kampanjën për të rinjtë “Është radha ime për Kosovën”, që ka për synim të theksojë rëndësinë e zgjedhjes së profesionit dhe orientimin në karrierë.

 

UBT është shembull i institucionit që ofron mundësi të shumta dhe programe për orientim në karrierë të maturantëve, me të vetmin qëllim, në mënyrë që ata të bëjnë përzgjedhjen e duhur të profesionit dhe që i përshtatet edhe nevojave të tregut të punës.

 

Si institucion, UBT për të qenë edhe më afër të rinjve, ka edhe Qendrën e Karrierës në UBT, përmes së cilës në vazhdimësi do të t’i ndihmojë të rinjtë që ata të marrin vendimin e duhur lidhur me përzgjedhjen e profesionit.