UBT e përfaqëson Kosovën në konkursin ndërkombëtar INSPIRELLI AWARDS

27/07/2020

Në mesin e 106 shteteve me 1305 projeke dhe 1331 pjesëmarrës, për herë të parë edhe Kosova, falë UBT-së, po përfaqësohet në konkursin ndërkombëtar “INSPIRELLI AWARDS”, e cila organizohet në Pragë.

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor me 16 punime janë pjesë e kësaj gare. Studentët tanë do të prezantojnë punime të ndryshme inovative si: Community Library, A love affair between solid and motion, Memorial Historical Complex – “Adem Jashari”, Africultural Campus, MomaKS, Second home – Dormitory, Cooperation Tunel,  AGAVE, SPACE PAVILION – Exploring, Shaping, Experiencing etj.

 

Ekspozita e punimeve të zgjedhura do të ofrohen online dhe në galeritë e partnerëve të përzgjedhur për popullatën dhe komunën e Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Faso dhe qendra administrative, komunikuese, kulturore dhe ekonomike e kombit, për të eksploruar, për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për të përjetuar rehabilitimin e qëndrueshëm futuristik si një mjet elastik konstruktiv i qytetit.

 

INSPIRELI AWARDS është konkursi më i madh botëror i studentëve në Arkitekturë, Dizajnit Urban të Peizazhit, dhe Dizajnit të Enterierit, i cili mundëson prezantimin dhe shfaqjen e talentit të arkitektëve të së ardhmes nga mbarë globi.