Mbyll punimet Akademia e Shkencave Politike, prezantohen punime për Fake News
22/07/2020Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Politike, ka përfunduar punimet e saj ku pjesëmarrës ishin studentë të shumtë. Punimet akademia i zhvilloi në mënyrë virtuale, teksa u mbajtën në kuadër të “Global UBT FEST 2020”.
Pjesëmarrës në fazën e fundit të akademisë verore të Shkencave Politike, “Facing the Fake News as Hybrid Threats”, ishte edhe rektori i Kolegjit UBT, prof.dr. Edmond Hajrizi.
Studentët pjesëmarrës në sesionin e fundit ishin të ndarë në grupe, të cilët u përfaqësuan me prezantime për Fake News. Këto prezantime nxitën që debati të jetë interaktiv mes studentëve e pjesëmarrësve dhe ekspertëve të NATO Defense Foundation College.
Gjatë kësaj akademie verore të këtij departamenti, u diskutua për tema të ndryshme, që kryesisht kishin të bëjnë me NATO-në, kërcënimet hibride, si dhe Fake News.