Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, organizon edhe këtë vit akademinë verore të Cyber Security, në kuadër të “Global UBT FEST 2020”

21/07/2020

Nesër fillon aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Cyber Security, që këtë vit po organizohet në kuadër të “Global UBT FEST 2020”. Fakulteti i Sistemeve të Informacionit edhe këtë vit ka organizuar akademinë verore të Cyber Security, duke parë interesimin e madh të studentëve. Akademia nis nesër, me datë 22.07.2020, ku në ceremoninë e hapjes do të merr pjesë edhe rektori i kolegjit UBT, Prof.Dr. Edmond Hajrizi.

 

Në këtë akademi, studentët dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të thellohen edhe më shumë për temat që do të diskutohen nga profesionistë të fushës, tema si: Cyber Security challenges during COVID-19, security on microfinance institutions, cyber resilience, cyber law and regulation dhe IT security infrastructure.

 

Pjesëmarrja në këtë akademi do të i’u mundësoj studentëve një eksperiencë profesionale, krijim të kontakteve të reja me industrinë, pasurimin e CV-ve të tyre, dhe shumë njohuri të tjera. Agjenda e planifikuar për këtë Summer Academy është mjaft e ngjeshur, ku do të ketë tema interesante, kryesisht aktuale, me ligjërues ndërkombëtarë dhe vendor.