Rektori Hajrizi pritet në takim nga zyrtarë të TIKA-s në Kosovë

21/07/2020

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është pritur në takim punime nga zyrtarë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “TIKA”, zyra ndërlidhëse në Prishtinë.

 

Bashkërisht ata diskutuan mundësitë e bashkëpunimit lidhur me implementimin dhe jetësimin e  projekteve kryesisht në fushën e shkencës dhe teknologjisë, zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter studimor, etj.

 

Përfaqësuesit të TIKA-s u shprehën të interesuar të përkrahin projekte të tilla inovative, teksa thanë se do të ndërtohet një bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.