Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor është bërë anëtar i Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE)
20/07/2020Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, është bërë anëtar i Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural, me seli në Bruksel.
Fakulteti është gjithmonë në përputhje me nisma, zhvillime globale dhe koncepte progresive. Institucionet evropiane, poashtu globale, janë synimi si nisma më e mirë për reflektim dhe transmetim të njohurive në mes studentëve, stafit dhe kombeve.
“Përkushtimi ynë është të dëshmojmë se arkitektura është një gjuhë globale e komunikimit midis kulturave, kombeve dhe njerëzve që udhëzon qasjen tonë ndaj komuniteteve dhe shoqatave më të mëdha të Arkitekturës”, theksoi dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT,prof.dr. Lulzim Beqiri.
Qëllimi i Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE) është të avancojë cilësinë e arsimit arkitektonik dhe gjithashtu të promovojë cilësinë e arkitekturës në Evropë. Asociacioni siguron një forum për gjenerimin e informacionit mbi aspektet e arsimit arkitektonik dhe hulumtimeve arkitektonike.
Misioni i EAAE-së poashtu është ndërtimi i një rrjeti shkollash evropiane të arkitekturës, të nxit diskutime, shkëmbime në mes të studentëve dhe stafit si dhe të krijojë një politikë të përbashkët në Evropë për të çuar përpara cilësinë e arsimit arkitektonik, e që tani Kosova dhe UBT janë pjesë e këtij zinxhiri.