Valdete Preniqi
- Master
- Full Time Staff
Profesoresha Valdete Preniqi lindi në vitin 1979 në Prishtinë dhe u edukua atje. Ajo përfundoi studimet e saj universitare në fushën e pianos në Universitetin e Prishtinës. Përparësinë e saj në fushën e Metodikës së mësimdhënies së pianos e pasoi me magjistraturën në Universitetin “Sv. Kiril i Metodij” në Shkup.
Në vitin 2002, u bashkua me Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” si mësuese, ku u nderua për kontributin e jashtëzakonshëm si një pedagoge e shquar. Gjatë kohës së punës si mësuese, ajo udhëhoqi dhe përkrahu studentët e saj në gara të shumta pianistike, duke ua mundësuar atyre të fitojnë çmime kryesore.
Në vitin 2015, Profesoresha Preniqi u bë pjesë e korpusit pedagogjik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ligjeruese për lëndët “Bazat e Arsimit Muzikor” dhe “Interpretimi në Instrumente” për dy vite.
Pas kësaj, në vitin 2019, ajo filloi të ligjeronte lëndën e pianos në Kolegjin UBT në Prishtinë, ku vazhdon të kontribuojë me pasion dhe ekspertizë në fushën e muzikës dhe arsimit.
Professor Valdete Preniqi (1979) was born and educated in Pristina. She completed her university studies in piano at the University of Pristina. She pursued her specialization in Piano Pedagogy, earning her master’s degree from the University ‘Sv. Kiril i Metodij’ in Skopje.
In 2002, she joined the ‘Prenk Jakova’ High School of Music as a teacher and was honored for her outstanding contribution as an educator. Throughout her tenure as a teacher, she actively participated with her students in numerous piano competitions, where they achieved significant accolades.
In 2015, Professor Preniqi became part of the teaching faculty at the University ‘Isa Boletini’ in Mitrovica, lecturing on ‘Fundamentals of Music Education’ and ‘Instrumental Interpretation’ for two years.
Subsequently, in 2019, she began teaching Piano at the UBT College in Pristina, where she continues to make valuable contributions to the field of music and education with dedication and expertise.