Në Akademinë e Ndërtimtarisë ligjërohet për ujërat dhe gjeodezinë në kaudër të “Global UBT Fest 2020”
15/07/2020Akademia e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ka vazhduar punimet me ligjërues dhe ekspertë të fushës, të cilët, në ditën e dytë u fokusuan tek resurset ujore dhe problematikat në fushën e gjeodezisë, konkterisht folën për gjeoportalin e Kosovës dhe përdorimin e të dhënave që ofron ku agjension kadastral i Kosovës.
Këto tematika ngjallën interesimin e qindra pjesëmarrësve, studentëve dhe ekspertëve, ku online ndjekën këshillat dhe u trajnuan në menaxhimin e këtyre problemeve.
Me fjalë hyrëse iu drejtua prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Visar Krelani, teksa akademia vazhdoi punimet me ligjëratën e profesorit Edon Maliqi, me temë: “Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Gjeohapësinore në funksion në infrastrukturë sonë të jetës”.
Tutje, drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit të Prishtinës, Sokol Xhafa, shtjelloi gjerësisht ligjëratën më temë: “Menaxhimi i burimeve ujore, ndryshimeve klimatike”, i cili tregoi për vendet që rrezikojnë të kenë probleme me ujë të pijëshëm dhe furnizim në përgjithsi.
Ndërkaq, profesori Faruk Hajrizi, prezantoi ligjëratën me temë: “Standardet për Ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza”, ku foli për resurset ujore, trajtimin dhe mbrojtjen e ujërave nga ujërat e ndotura.
Akademia e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore do të vazhdojë punimet me forumin me temë: “Infrastruktura dhe Ndërtimtaria gjatë pandemisë COVID-19”.