Akademia e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri fillon punën me ligjëratën e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me temën “Smart Solutions”

15/07/2020

Njëri prej programeve që ofron cilësi të lartë në UBT, Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri, ka filluar punimet në akademinë ndërkombëtare verore, që këtë vit po zhvillohet në mënyrë virtuale.

Hapjen e bëri rektori i Kolegjit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili u uroj mirëseardhje studentët dhe pjesëmarrësit në këtë akademi, duke u dëshiruar suksese në zhvillimin e tyre akademik. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, hapi akademinë duke ligjëruar temën “Smart Solutions”, duke hapur diapazonin e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme kompjuterike.

Gjithashtu edhe Prof.Dr. Edmond Jajaga, duke iu dëshiruar mirëseardhje studentëve i njoftoi ata lidhur me agjendën, si dhe ligjëratën tematike, Data Fusion Approaches for Big Data Applications që do të mbahet gjatë Akademisë.

 

Ndërkaq, profesori Shkëlqim Berisha mbajti një diskutim të shkurtër rreth ligjëratës që ai do të mbajë në akademinë verore, me temën “Social Engineering Techniques”. Kurse, profesori Muhamet Retkoceri, studentëve dhe pjesëmarrësve u dha informata dhe detaje rreth garës së programimit, ku do të përgatiten studentët për aplikime në kompani prestigjioze siç janë: Apple, Google, etj. Faton Sopa nga kompania Manaferra, ka diskutuar me pjesëmarrësit rreth sfidave të tregut, çfarë i pret studentët në treg dhe si studentët e UBT-së po tregojnë sukses të vazhdueshëm në industri.

Ndërkaq, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në akademi, kanë filluar me kursin e parë në World Wide Web HTML dhe CSS, me ç’rast studentet patën mundësi të njoftohen me konceptet e zhvillimit të Uebit dhe praktikat me të mira. Studentet u ndanë të  kënaqur me ligjëratën nga profesori Betim Gashi dhe në ditët në vazhdim ata do të zhvillojnë nga një projekt për tu njohur me mire me anën aplikative ose praktike.