Nis aktivitetin Akademia e Juridikut në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

14/07/2020

Fakultetit i Juridik në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Verore në kuadër të “Global UBT Fest”, që sivjet do të trajtohen tema shumë aktuale të kësaj fushe.

 

Akademia është hapur me ligjëratën e prof.Korab Sejdiu, i cili për pjesëmarrësit ka spjeguar ligjëratën me temë: “Të mësosh se si ndryshimi i IT-së ndryshon praktikën e ligjit posaçërisht gjatë krizës pandemike”.

Bashkëbisedimi u ndërlidh me ndikimin që ka pandemia në ushtrimin e profesionit të avokatit dhe përdorimi i teknologjisë informative për tejkalimin e këtyre sfidave të paparashikueshme.

 

Ndër të tjera, në kuadër të ligjëratës u diskutuan çështjet lidhur me ndikimin e pandemisë dhe kufizimeve të ndërlidhura në komunikimin me klientë, punën me gjykata, komplikimin e tranzaksioneve dhe kërkesave për pajtueshmëri me të drejtën e aplikueshme, menaxhimin e shoqërive të avokatëve në rrethana të jashtëzakonshme, dhe zhvillimi profesional, me theks në veçantë në përdorimin e teknologjisë informative si mjet për të tejkaluar kufizimet dhe pengesat në këto sfera, që u paraqitën si rezultat i pandemisë.

 

Aktiviteti i Akademisë së Juridikut do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, me ligjërata nga ekspertë të fushës vendor dhe ndërkombëtar.