“Global UBT Fest 2020” sjell virtualisht nga Londra shkrimtarin dhe kuratorin, Michele Robecchi

10/07/2020

Akademia Verore Arti dhe Mediat Digjitale, do të vazhdojë punimet me ligjëratën e shkrimtarit dhe kuratorit nga Londra, Michele Robecchi, me temën: “Arti dhe Mediat”.

 

Ligjërata do të mbahet virtualisht të premten, më 10 korrik 2020, ku gjerësisht do të diskutojë lidhur me rolin e mediave në art, për revestat dhe ndikimin e tyre në art.

 

Gjithashtu, në kaudër të kësaj ligjërate, Robecchi, i cili është edhe redaktor për artin bashkëkohor në Phaidon Press, do të flasë edhe për metodat kërkimore në botim, për revistat dhe shtëpitë botuese, konkretisht për marrëdhëniet e tyre me shkrimtarët, artitët, galeritë dhe muzetë.

 

Kjo ligjëratë do të mbahet me fillim nga ora 18:00,  teksa mund të marrin pjesë studentë, të rinjtë e interesuar, si dhe artistë e shkrimtarë.