Festivali “Global UBT FEST 2020” sjell njohësin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Simone Zucarelli

09/07/2020

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe njëherit shef i programit transatlantik në Komitetin Italian Atlantik, Simone Zucarelli mbajti ligjërat virtuale me studentët dhe pjesëmarrësit e akademisë “Facing the Fake News as Hybrid Threats”.

 

 

Ai trajtoj temën NATO dhe lajmet e rreme, ku zgjoj interesim për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, të cilët në fund patën një interaktivitet me ligjëruesin nga Italia. Zucarelli shpjegoj rreth paragjykimive, revolucioneve që kanë përcjellur historinë, demokracinë dhe shoqërine masive.

 

Simone Zucarelli ishte i hapur për studentët, ndërkaq ata ishin të interesuar të dinin rreth rrezikut që i kanoset demokracisë nga besimi në media dhe situatës së tanishme rreth lajmeve të rreme për vaksinën anti-covid.