“Global UBT FEST 2020” solli me vete virtualisht ish-gjeneralët e kolegjit të Mbrojtjes së NATO-së, Giuseppe Morabito dhe Giorgio Battisti
09/07/2020Akademia e Shkencave Politike, ka hapur punimet me ligjëratën e ish-gjeneralit të kolegjit të Mbrojtjes së NATO-së, Giuseppe Morabito, me temën “Nato from Washington, Threaty to the 30th member”. Studentët, ani pse në distancë, shkëmbyen dhe fituan përvoja të ndryshme, për mënyrën e zgjidhjes dhe menaxhimit të krizave.
Në pjesën e dytë të akademisë, ligjëroj edhe ish-gjenerali, Giorgio Battisti, i cili shtjelloj gjëra nga përvoja e tij, me theks të veçantë trajtoj kërcënimet hibride.
Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim do të ligjëroj njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, njëkohësisht shef i programit transatlantik në Komitetin Italian Atlantik, Simone Zucarelli. Ai do të trajtoj temën “NATO and Fake News”, ku me njohuritë e tij profesionale, do të ndaj me studentët përvojat e tij.
Ky program në përmbyllje do të sjellë me vete interaktivitet mes studentëve dhe profesorëve vendor e ndërkombëtarë, nën ombrellën e “Global UBT FEST 2020”.