Ka filluar aktivitetin Akademia e Arkitekturës në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

08/07/2020

Ka nisur punimet Akademia Verore e Arkitekurës dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, aktivitet të cilin po e përcjellin qindra studentë e të rinjë nga vendi dhe rajoni.

 

Për pjesëmarrësit e kësaj akademie kanë ligjëruar profesorët dhe ekspertët e kësaj fushe. Fillimisht, profesori Binak Beqaj, ka trajtuar temën: “Sheshet, identiteti, roli dhe rëndësia e tyre në zona urbane”.

 

Dr.sc Kujtim Elezi ka trajtuar gjerësisht temën: “Covid sulmon ndërtesat, jo vetëm njerëzit në Prizren”, teksa profesori Bekim Cako, ka folur për temën: “Restaurimi Arkitektonik”.

 

Tutje, Vizatimin e Përbërë, si temë e ka trajtuar profesori Artan Behluli, ndërkohë për Ndërtimet të parafabrikuara në Arkitekturë, ligjëroi Zeke Islamaj.

 

Në kaudër të kësaj akademie, që ka filluar punimet tash e dy ditë, për pjeëmarrësit është ligjëruar edhe për Planifikimin e peizazhit urban, ligjëratë që e shtjelloi profesori Nexhat Balaj.