UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21
08/07/2020UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2020/21, në të gjitha programet e studimit, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MASHT.
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë të nivelit 3, sipas ISCED, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Për regjistrimin në studimet Master, kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.
Regjistrimi i studentëve realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara nga ana e MASHT, ndërsa pranimi i aplikacioneve ka filluar.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Specializimet:
Financa, Banka dhe Sigurime;
Kontabilitet, Auditim dhe Tatime;
Marketing dhe Shitje;
Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion;
Biznes Ndërkombëtar;
Logjistikë dhe Menaxhim i Prokurimit.
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Specializimet:
Inxhinieri e Sistemeve Softuerike;
Baza e të Dhënave dhe Sistemet e Informacionit;
Grafika Kompjuterike dhe Multimedia;
Web Programim;
Rrjete dhe Telekomunikacion;
Robotikë dhe Sistemet Inteligjente;
Informatikë Biomjekësore;
Siguria dhe Sigurimi i Informacionit;
Multimedia dhe Vizualizim;
Inxhinieri e Komunikimit;
Shkenca e të Dhënave Statistikore;
Informatikë Mjekësore.
Specializimet:
Menaxhim i Mekatronikës;
Automatizim Industrial dhe Kontroll i Procesit;
Robotikë dhe Sisteme Inteligjente;
Inxhinieri Biomjekësore;
Inxhinieri e Telekomunikacionit;
Inxhinieri Mekanike;
Inxhinieri e Aeronautikës;
Dizajn i Produkteve Industriale;
Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit.
Specializimet:
Sistemet e Informacionit të Biznesit;
Sistemet e Informacionit – GIS;
(Geo Information Systems);
Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe të Arkivave;
Statistika, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave;
Siguria e Informacionit dhe Privatësia;
Komerci Elektronik (E-Komerci).
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Specializimet:
Arkitekturë e Qëndrueshme;
Menaxhim Urban;
Restaurim Arkitekturor;
Dizajn i Interierit.
Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Specializimet:
Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv;
Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologjisë;
Infrastrukturë Rrugore;
Inxhinieri e Ujërave – Hidro;
Inxhinieri e Gjeoteknikës;
Inxhinieri e Materialeve.
Specializimet:
Administrim publik;
Marrëdhënie ndërkombëtare;
Studime evropiane.
Specializimet:
Gazetari;
Komunikim;
Menaxhimi i Medias;
Marrëdhëniet me Publikun;
Regjia Televizive;
Gazetaria On-Line;
Kamera dhe Fotografia.
Specializimet:
Civile;
Penale;
Ndërkombëtare.
Specializimet:
Burimet e Energjisë;
Konservimi i Energjisë;
Efiçienca e Energjisë;
Menaxhimi i Energjisë;
Energji Elektrike.
Specializimet:
Dizajn Grafik dhe i Komunikimit;
Dizajn Mode dhe Tekstil;
Dizajn i Produkteve;
Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilimi.
Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
Specializimet:
Teknologji e ushqimit;
Nutricion (të ushqyerit);
Menaxhimi me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.
Muzika Moderne,Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
Specializimet:
Kompozim / Këngshkrues;
Performancë Vokale;
Performancë në Instrument;
Audio Produksion;
Menaxhment Muzikor.
Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
Specializimet:
Prodhimtaria bimore;
Hortikulturë;
Menaxhimi i mjedisit në agrikulturë.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Master:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Specializimet:
Financa dhe kontabilitet bankar;
Marketing dhe shitje;
Ndërmarrësi dhe inovacion;
Logjistika dhe menaxhimi i prokurimit.
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Specializimet:
Inxhinieri e Sistemeve Softuerike;
Databazë dhe Sisteme Informative;
Shkenca e të Dhënave;
Inxhinieria e Komunikimit;
Programimi i Ueb-it;
Multimedia dhe Vizualizim;
Informatika Shëndetësore.
Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Specializimet:
Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv;
Menaxhimi i Ndërtimtarisë dhe Teknologji;
Infrastrukturë Rrugore;
Inxhinieri e Ujërave;
Inxhinieri e Gjeoteknikës;
Inxhinieri e Materialeve.
Specializimet:
Menaxhimi i mekatronikës;
Dizajni i produkteve industriale;
Inxhinieria dhe teknologjia e procesit të prodhimit.
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Specializimet:
Dizajni i qëndrueshëm;
Menaxhim Urban;
Mirëmbajtje dhe Restaurim në Arkitekturë;
Dizajn Enterieri.
Politika Publike dhe Menaxhim,
Specializimet:
Politika Publike;
Menaxhim Publik.
Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë
Specializimet:
Nutricioni;
Shkenca dhe Inxhinieria e Ushqimit;
Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit.
Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë
Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë
Specializimet:
Tregu i Energjisë Elektrike dhe Energjisë;
Inxhinieria e Energjisë dhe Mjedisi.
Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment
Specializimet:
Konzervimi i Energjisë;
Efiçienca e Energjisë;
Menaxhimi i Energjisë;
Inxhinieria Elektrike;
Konzervimi i Energjise në Ndërtesa;
Sistemet e Ngrohjes dhe Ftohjes.
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
Bursat:
UBT ofron zbritje për këto kategori:
Studentët me sukses të shkëlqyeshëm;
Të punësuarit në Doganat e Kosovës;
Pjesëtarët e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës;
Të punësuarit në institucionet publike të Kosovës;
Familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës;
Studentët që vijnë nga e njëjta familje dhe si grup;
Studentët që paguajnë në fillim të vitit akademik;
Studentët të cilët kanë arritur 100 % në testin kombëtar dhe kanë të gjitha 5 në shkollimin paraprak;
Studentët e Luginës së Preshevës, Malit të Zi;
Studentët që marrin pjesë në programin përgatitor të maturës.
Kampuset dhe qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:
Prishtinë;
Lipjan;
Prizren;
Pejë;
Ferizaj;
Gjilan
Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:
Erasmus+, CEEPUS, PoSIG, etj.
Studimet e përbashkëta:
Warsaw University, Poloni;
Vienna University of Technology, Austri;
Parthenope University of Naples, Itali;
Danube University Krems, Austria;
CIFE, Nice , Francë;
Semmelweis University, Hungari;
University of Salzburg, Austri;
CEEPUS Program, Bulgari;
City University London, Angli;
Waterford Institute of Technology, Irlandë,
Gjuha e studimeve:
Gjuhë shqipe, gjuhë angleze, si dhe mundësia e studimit në gjuhë të tjera.
Mënyra e studimit:
UBT ofron ligjërata të rregullta, me korrespodencë dhe studim në distancë.
Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentë:
Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
Licenca falas për softuerë;
Internship në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
Praktika dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, ECDL, IPMA, etj;
Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: diploma e shkollës së mesme, dëftesat e notave, certifikata e pikëve të maturës, ekstrakti i lindjes dhe një kopje e letërnjoftimit.
Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e studimit, klikoni në: https://www.ubt-uni.net.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!