Studentja Danijella Pera e punësuar në studion e dizajnit “Dekorit”
24/06/2020Danijella Pera është studente e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, saktësisht është duke specializuar për Dizajn të Brendshëm, e cila tashmë është punësuar në studion e dizajnit “Dekorit”.
Ajo tha se njohuritë e përfituara nga studimet po i shërbejnë në punën si dizajnere, teksa u shpreh falënderuese ndaj UBT-së, si dhe profesorëve të këtij drejtimi për përkushtimin në aspektin akademik.
“Përveç që jam e angazhuar në studion e dizajnit “Dekorit”, kam pasur dhe disa projekte te ndryshme private. Vlen të theksohet se palët janë ndarë shumë të kënaqur me punën dhe detajet, njohuri që i përfitova pikërisht në institucionin e lartë arsimor, në UBT. I jam mirënjohëse institucionit dhe falënderuese për dijen që kam marrë falë angazhimit të stafit dhe profesorëve në UBT”, theksoi studentja Danijella, duke shtuar se “e veçanta e UBT-së është se i shndërron të rinjtë tanë në profesionistë për tregun vendor dhe ndërkombëtar”.
Fakulteti i Dizajnit të Integruar është fakulteti i parë në Kosovë dhe rajon që i aplikon dhe integron në sistemin akademik teknologjitë e Realitetit Virtual (Virtual Reality) dhe Realitetit të Shtuar (Augmented Reality).