Laboratori i Tekstileve dhe Dizajnit të Modës

 

UBT ka zhvilluar Laboratorin Dizajn Mode dhe Tekstil, me objekte të specializuara, pajisje, mjete dhe burime për studion e modës, të cilat në mënyrë unike janë të përshtatshme për të gjitha fushat e dizajnit.

 

Kjo studio është e pajisur me makina profesionale qepëse, overlock industrial me fije, hekur industrial, tavolina me vakuum, si dhe me një staf profesional të cilët janë të gatshëm t’u mësojnë të interesuarve mënyrën e përdorimit të makinave, duke i shndërruar ata në mjeshtër të dizajnit dhe modës.

 

Laboratori i Dizajnit të Modës dhe Tekstilit “UBT” u ofron mësimin e artit të draping-ut nga niveli bazë deri në teknika më të avancuara, falë pajisjes me makinën e rrobaqepësisë, që në bashkëpunim me mësimdhënien aktive akademike ofrojnë mundësi të përsosura.

 

Ky laborator është i dizajnuar në atë mënyrë që të interesuarit të përgatiten për një karrierë në modë, por edhe nëse ata janë të interesuar për karrierë në dizajnim ose fillim të një biznesi të tyre, Laboratori i Dizajnit të Modës dhe Tekstilit “UBT” me atmosferën që ka zhvilluar krijon një kulturë që mbështet kureshtjen, hulumtimin dhe dizajnimin.

 

Laboratori gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.