Rektori Hajrizi viziton kompani të industrisë ushqimore në Gjilan

18/06/2020

Në kuadër të partneritetit që UBT ka me kompani të njohura nga industria e ushqimit në mbarë vendin dhe më gjerë, rektori i UBT-së, prof. Edmond Hajrizi, ka vizituar kompaninë e lëngjeve “Fluidi” dhe kompaninë e vajit “Floil”, njëherësh edhe qumështoren “Kabi”, në Gjilan.

 

Rektori Hajrizi është shoqëruar nga profesori, Fidan Feka, dekani i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Fakultetit të Agrokulturës, Medin Zeqiri, u pritën drejtuesit e kompanive në fjalë, teksa diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të ndërlidhjes së akademisë me industrinë prodhuese dhe përpunuese.

 

Drejtuesit e këtyre kompanive thanë se ky institucion i arsimit të lartë ka nxjerrë kuadro tejet profesionale, ku si rezultat një pjesë e stafit në këto industri ushqimore përbehet nga studentë e ish-studentë të UBT-së, si teknologë, ekonomistë, juristë, inxhinierë, etj.