UBT ka të zhvilluar Qendrën për Art dhe Multimedia, qendër kjo e cila iu ofron studentëve praktikat më të njohura ndërkombëtare të cilat prekin dhe përfshijnë këto dy fusha.
Kjo qendër përfshin praktikat multimediale, si dhe praktikën në studio me teknologjitë më të reja të zhvilluara nga UBT, VR (Virtual Reality) dhe AR (Augmented Reality). Kjo qendër nën ombrellën e saj ka të përfshirë qendrën konceptuale dhe kërkimore për platformën digjitale, që ndërlidh në mënyrë unike akademinë dhe teknologjinë.
Aplikimi i teknologjive të reja në art, dizajn dhe arkitekturë është një prej pikave kyçe të kësaj qendre, që me kombinimin e punëtorive që organizohen në kuadër të kësaj qendre, zgjojnë qasjen krijuese të studentëve të motivuar dhe të shkathtë për të dhënë ide dhe koncepte kreative.
Kjo qendër është një mundësi shumë e mirë për studentët e rinj, që duan të fitojnë një qasje multidisiplinare midis fushave të ndryshme që kryesisht ndërlidhen me artin dhe multimedian, si dy fusha që kanë një rëndësi të veçantë në krijimtarinë artistike dhe multimediale.