Studentja Egurrona Myrtaj monitoroi punimet e objektit të pikës kufitare mes Kosovës e Maqedonisë
08/06/2020Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, tanimë arkitekte profesionale, Egurrona Myrtaj, ishte pjesë e ekipit implementues të një prej projekteve të rëndësishme ndërkufitare, pikës kufitare në Stanqiq që lidh Kosovën me Maqedoninë, ku investitor ka qenë Bashkimi Evropian.
Në cilësinë e arkitektes, ajo ka mbajtur direkt kontaktin me personat e autorizuar nga BE-ja për mbikëqyrje, teksa monitoroi secilën fazë të projektit, duke filluar nga matjet gjeodezike dhe topografike, punimet e strukturës, arkitekturës, instalimet elektrike, mekanike dhe të ujit.
Egurrona është shprehur e lumtur që objekti i pikës kufitare është përfunduar me sukses, teksa bëri të ditur që është bërë edhe pranimi teknik nga ana e BE-së.
“Jam falënderuese institucionit që kam studiuar, sidomos profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës, ngaqë njohuritë teorike dhe praktike të përfituara në UBT më kanë shërbyer në secilën fazë të këtij projekti. Jam formuar profesionalisht në fushën e arkitekturës, ngaqë më janë ofruan studime cilësore”, potencoi studentja Myrtaj.
Ajo tha se pas përfundimit të suksesshëm të këtij projekti, Bashkimi Evropian e ka ftuar të marrë pjesë edhe në projekte tjera të investuara nga BE.